8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Komuniteti egjiptian në Plemetin informohet për mbrojtjen kundër diskriminimit

- Advertisement -

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Gazeta SCANNER ka mbajtur sesionin e radhës të trajnimeve në Plemetin të Obiliqit.

Sesioni i trajnimit me titull: “Mbrojtja kundër diskriminimit të komuniteteve: Korniza ligjore dhe sfidat”  është mbajtur shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin, Komuna e Obiliqit.

No description available.

Trajneri Dardan Berisha, para komunitetit egjiptian në Plemetin, ka ligjëruar për kornizën ligjore të cilën e ka Kosova sa i takon  komuniteteve në përgjithësi.

Po ashtu, Berisha ka ligjëruar për mjetet juridike të cilat mund t’i shfrytëzojnë komunitetet në rast se ndihen të diskriminuar gjatë realizimit të të drejtave të tyre.

Sikurse në trajnimet e kaluara edhe në Plemetin, komuniteti egjiptian atje ka ndarë përvojat e tyre në raport me sfidat që kanë. Sipas tyre, sfidë  për ta vazhdon të mbetet punësimi dhe shkollimi.

Me këtë trajnim është përmbyllur sesioni i trajnimeve  në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Gazeta SCANNER/

No description available.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit