Në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili financohet Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Gazeta SCANNER ka mbajtur sesionin e katërt me radhë të trajnimeve në Fushë Kosovë.
Në këtë trajnim është ligjëruar për temën: “Mbrojtja kundër diskriminimit të komuniteteve: Korniza ligjore dhe sfidat” është mbajtur në Fushë Kosovë. Ligjërues në këtë sesion ka qenë trajneri Dardan Berisha.
Berisha ka ligjëruar për legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me komunitetet dhe të drejtat e tyre ligjore.
Po ashtu, ai ka treguar në detaje të drejtat e komuniteteve dhe mënyrën e realizimit të tyre.
Ndërsa të pranishmit nga komuniteti egjiptian kanë ndarë përvojat e tyre dhe shqetësimet që kanë në raport me të drejtat e tyre si komunitet egjiptian. /Gazeta SCANNER/