12.5 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Mbahet trajnimi për të drejtat e komunitetit egjiptian në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Gazeta SCANNER të premten ka mbajtur sesionin e parë të trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili financohet Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sesioni i parë i trajnimit me titull: “Të drejtat e komuniteteve në Kosovës sipas legjislacionit në fuqi” është mbajtur në Fushë Kosovë.  Ligjërues në këtë sesion ka qenë trajneri Dardan Berisha.

Në këtë sesion, Berisha ka ligjëruar për legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me komunitetet dhe të drejtat e tyre ligjore.

Po ashtu, ai ka treguar në detaje të drejtat e komuniteteve dhe mënyrën e realizimit të tyre.

Ndërsa pjesëmarrësit nga komuniteti RAE në këtë trajnim kanë ndarë përvojat e tyre me të cilat ballafaqohen si komunitet.

Disa prej tyre janë shprehur të pakënaqur sa i takon çështjeve ambientale, konkretisht mbeturinave.

Kurse disa të tjerë kanë ndarë përvojën e tyre sa i përket trajtimit në institucionet publike dhe private.

Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e trajtimit të barabartë në shkolla dhe mjekësi, duke thënë se nuk janë të diskriminuar. Po ashtu, ata kanë thënë se nuk janë të diskriminuar as nga institucionet private kur konkurrojnë për punë.

Gjatë sesionit të parë të trajnimit, pjesëmarrësit kanë thënë se kanë nevojë për organizimin e trajnimeve profesionale – artizanale. Për këta, ata kanë kërkuar nga institucionet shtetërore.

Në këtë sesion trajnues kanë qenë për monitorim edhe përfaqësuesit e Zyrës për Çështjen e Komuniteteve, e cila ka mbështetur projektin: “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”. /Gazeta SCANNER/

 

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit