Komunës së Ferizajt, Lipjanit dhe disa komunave të tjera sot me 15 korrik i janë bllokuar xhirollogaritë bankare, raporton Periskopi.

Kështu së paku kanë thënë nga Asociacioni  i Komunave të Kosovës, të cilët kanë ngritur shqetësimin se komunat dhe qyetetarët po dëmtohen nga Qeveria e Kosovës.

Sazan Ibrahimi, drejtor në AAK, ka thënë se ky bllokim i radhës po e paralizon funksionimin e institucioneve komunale dhe rrezikon ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, përfshirë shërbimet publike, dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

“Edhe pse këto bllokime ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat i mungesës së zgjidhjes nga niveli qendror për detyrimet që nuk janë krijuar nga vetë komunat, siç është rasti i kontratave kolektive. Komunat nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vendime që nuk i kanë marrë vetë. Bllokimi i komunave është bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe duhet të marrë fund menjëherë.”, tha ai

AKK ka kërkuar lirimin urgjent të xhirollogarive dhe zgjidhje të qëndrueshme ligjore dhe financiare, që mbron funksionimin e komunave dhe respektimin e autonomisë së pushtetit lokal.