Asociacioni i Komunave të Kosovës do të mblidhet sot urgjentisht në orën 15:00. në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave.
Për Insajderin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se takimi do të mbahet në një hotel tek kryqi i Lipjanit.
Ky takim i tyre mbahet pasi Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’u ndalojë pagat punëtorëve të sektorit publik që janë në grevë.