AKK-ja po ashtu ka kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë pasi sipas tyre komunat nuk kanë pas rol në ri-vlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët.
Mes tjerash, ata kanë listuar edhe arsyet për pezullimin e këtyre vendimeve.
“Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës, shkalla e inflacionit është dy-shifrore, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra, ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin/varfërimin e shportës për qytetarin, ri-vlerësimi i pronave nga MFTP ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë dhe rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë”.
Bordi poashtu kërkon të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.
Tutje, bëjnë me dije se komunat nuk mund të falin tatimin në pronë sepse kjo nuk është kompetencë e komunave, në të kundërtën kërkojmë nga MFTP të krijojë infrastrukturë ligjore ku do u’a mundësojë komunave faljen e tatimit në pronë bazuar në vendime të Kuvendit të Komunës.
“Bordi i AKK-së kërkon që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.