Në një konferencë për medie së bashku me drejtorë komunash që udhëhiqen nga AAK-ja, Ramosaj tha se nëse nuk ka reflektim nga Qeveria, të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.
“Në këtë paragraf është cenuar diçka që komunave u jepet me ligj dhe me Kushtetutë e që i japin qytetarët me taksat e tyre”.
“Praktikisht ky është aspekti financiar që iu bëhet komunave dhe në aspektin tjetër, që çdo ligj që amandamentohet duhet të ketë një procedurë të saktë që kur të bëhet ky propozim të pyeten komunat që ti japin komentet e saja, kurse këtë rast është kontrabanduar ky nen në këtë Projektligj”, tha Ramosaj.
“Realisht ky është hapi i parë, hapat tjerë dp të jenë ligjor deri në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai. /EO/