13.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Komunat destinojnë mijëra euro për transportin e nxënësve nga fshatrat në qytete

- Advertisement -

Dita e parë e shkollës po afron.

Por, jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore.

Për këtë arsye, komunat sigurojnë transportin e tyre nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat, dhe anasjelltas.

Rreth 8 mijë euro, i ka kushtuar komunës së Suharekës sigurimi i këtij shërbimi, derisa me rreth 5 mijë euro, komunës së Rahovecit dhe asaj të Shtimes.

Diçka më pak se 5 mijë euro, transporti i nxënësve për një vit i kushtoi komunës së Shtërpcës, kurse 16 mijë euro asaj të Junikut.

Ende në procedura tenderuese janë komunat tjera të Kosovës.

264 mijë euro i ka të planifikuara komuna e Kamenicës që t’i shpenzojë për t’ua siguruar transportin nxënësve që vijnë nga fshatrat e saj.

Me prioritet e ka cilësuar edhe komuna e Gjakovës çështjen e bartjes së nxënësve, ku për këtë qëllim ka ndarë 164 mijë euro.

E Podujeva në 10 llote, ku varësisht largësisë së fshatrave variojnë edhe çmimet, ku totali i buxhetit është 125 mijë e 800 euro.

Shifër pothuajse të ngjashme, 108 mijë euro, ka destinuar komuna e Kaçanikut.

429 nxënës të komunës së Dragashit, u nevojitet të udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollë.

Për transportin e këtyre nxënësve, kjo komunë ka ndarë mbi 85 mijë euro.

Shkollat nuk e kanë pasur të ditur se sa do të jetë numri i nxënësëve që do të zhvillojnë mësimet. Pas regjistrimit në shkolla, brenda kësaj periudhe të deritashme, atëherë kanë paraqitur kërkesën për zhvillimin e procedurës tenderuese, mirëpo që procedurat të zhvillohen brenda periudhës deri më 1 shtator, kërkohet procedurë e përshpejtuar.

Për transportin e nxënësve në pesë destinacione, komuna e Hanit të Elezit, ndau buxhet prej 31 mijë eurove.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit