Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Inspekcioni i Komunës ka ndaluar punimet në një mbindërtim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se pas raportimit të banorëve, Komuna ka marrë masat e nevojshme për të ndaluar punimet.
Ai shtoi se dënimet për raste të tilla do të jenë ta pa falshme.
Postimi i plotë:
Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme. Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë. I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.
