31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Komuna i pezullon aktivitetet verore pas vrasjes së trefishtë

- Advertisement -

Komuna e Lipjanit ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha organizimet në kuadër të aktivitetit “Mërgata Fest&Sport, për shkak të vrasjes së trefishtë që ndodhi një ditë më parë.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Lipjanit i shpreh ngushëllime familjes Bekteshi dhe gjithë qytetraëve.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka marr vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.

Të dashur qytetarë, të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport janë pezulluar.

Ngjarja e mbrëmshme në familjen Bekteshi tronditi thellësisht mbarë opinionin e gjerë.

Bashkëndjejmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve. I.A”

Të ngjashme

Të fundit