3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Komuna e Vushtrrisë tregon se në cilat pjesë gjendja është më e renduar pas vërshimeve

- Advertisement -

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se pas reshjeve të pandërprera të shiut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga orët e mëngjesit është vënë në gjendje gatishmërie.

Në njoftimin e tyre thuhet se ekipet e kësaj drejtorie kanë dalë në terren dhe për së afërmi kanë vëzhguar situatën.

“Gjendje më e rënduar është në rrugën “Lidhja e Lezhës”,  në të cilën, për shkak të mungesës së pusteave të ujërave atmosferike në një segment të saj, uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Me angazhimin e komunës edhe ky problem pritet të evitohet shpejt. Ekipet e DMSH-së vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar me kohë”, thuhet tutje në njoftim. /KK

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit