Komuna e Vushtrrisë ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit në shkolla.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj.
Ai në Facebook ka thënë se ky vendim erdhi pas alarmit nga rastet e vazhdueshme që shfaqin dhunë, urrejtje dhe lojëra të rrezikshme, vetlëndime në mesin e nxënësve.
Teksa njoftoi për këtë vendim, Tahiraj po ashtu bëri apel tek prindërit dhe të gjithë akterët tjerë që të shtojnë kujdesin për fëmijët e tyre.
Postimi i plotë:
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtuar mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve tanë, bazuar në kompetencat e DKA-së kemi nxjerrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit në shkolla!
Të alarmuar nga rastet e vazhdueshme që shfaqin dhunë, urrejtje dhe lojëra të rrezikshme, vetlëndime në mesin e nxënësve, po e riaktualizojmë ndalimin e përdorimit të telefonave, me theks të veçantë nga nxënësit gjatë procesit mësimorë!
Ky vendim i kontribuon jashtëzakonisht shumë mirëqenies psikologjike të nxënësve, rrit fokusin e tyre në mësimnxënie, përmirëson sjelljet sociale dhe rrit bashkëpunimin social!
Apelojmë tek prindërit dhe të gjithë akterët tjerë që të shtojnë kujdesin për fëmijët e tyre dhe të monitorojnë sjelljet dhe veprimet e fëmijëve!
Mbesim të përkushtuar në monitorimin e zbatimit të këtij vendimi!