-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Komuna e Skenderajt nderon familjen Jashari në përvjetorin e 25 të sulmit të dytë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja Adelina Spahiu, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jashari, anëtarët e Kuvendit Komunal, udhëheqësit e Shoqatave të dala nga lufta dhe pjesëtarët e auto-klubeve, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari, në përvjetorin e 25 të sulmit të dytë mbi këtë familje emblematike shqiptare.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës Sami Lushtaku, kryesuesen Adelina Spahiu, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jashari, anëtarët e Kuvendit Komunal, udhëheqësit e Shoqatave të dala nga lufta dhe pjesëtarët e auto-klubeve, homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari, në përvejtorin e 25-të të sulmit të dytë mbi këtë familje emblematike shqiptare.
Lavdi të rënëve të Familjes Jashari!”, ka shkruar Fadil Nura në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit