-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Komuna e Rahovecit e miraton buxhetin për vitin e ardhshëm, do të jetë 17,5 milionë euro

- Advertisement -

Kuvendi Komunal i Rahovecit më mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2023.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka shkruar në Facebook se pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, sot në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2023, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 17,548,240.00 euro.

“Kësisoj, me: 18 vota për, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilltarët e Kuvendit Komunal në Rahovec, miratuan buxhetin për vitin 2023, i cili ka në fokus: * Qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme; Përkrahjen e bujqësisë dhe të fermerëve; Projekte infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike; Investime dhe prioritete për ngritjen e cilësisë në edukim dhe arsim; Investime publike dhe përkrahje për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike; Investime në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më efikase dhe më të mira shëndetësore; Projekte dhe investime në funksion të turizmit dhe ekonomisë. Si rrjedhojë, ky buxhet është mundësi reale për vazhdimin e përpjekjeve për përmbushjen e planit tonë për vitin 2023, në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit. Miratimi i buxhetit të Komunës, nuk është vetëm një akt formal i ngritjes së dorës. Është mbi të gjitha vendimmarrja më e drejtpërdrejtë për të mirat që i ofrohen rahovecasve për 365 ditët e ardhshme. Në këtë lartësi të kompetencës e përgjegjësisë publike, jam besimplotë se në secilin nga ju, ka lënë gjurmë projeksioni ynë buxhetor për ta orientuar Rahovecin në një nivel të ri, atë të konkurueshmërisë së gjerë e lartësimit të tij në mesin e qendrave të tjera. Për këtë, dhjetëra anëtarë e punonjës së qeverisjes lokale kanë disajnuar, ofruar e planifikuar, projekte që prekin çdo sferë të jetës shoqërore, pa lënë anash në asnjë çast, investimet që komunës sonë i japin karakter shumë më të gjerë se lokal”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit