25.3 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Komuna e Prizrenit hap oborret e shkollave për nevoja të parkimit për bashkatdhetarët

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se oborret e disa shkollave do të jenë hapësira për parkim për mërgimtarët.

Totaj ka shkruar në Facebook se kjo është një dhuratë e vogël por me zemër të madhe.

“Mirë se vini në shtëpi! Për të gjithë bashkatdhetarët që po kthehen në Prizren për pushime, kemi një dhuratë të vogël por me zemër të madhe: Oborret e shkollave tona do të jenë hapësira parkimi FALAS për ju dhe familjet tuaja! Shkollat “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Dëshmorët e Zhurit”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” janë tashmë në shërbimin tuaj”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai shtoi se Prizreni është për bashkatdhetarët.

Të ngjashme

Të fundit