Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36,500,000.00 euro.
Gjithashtu, Operatori Ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të punëve të ngjashme në 3 (tri) vitet e fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë në vlerë jo më pak se 27,500,000.00 euro.
Po ashtu, komuna e Prishtinës ka paraparë edhe shumë kritere tjera për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi.
Hapja e tenderit sipas njoftimit do të bëhet më 6 shtator të këtij viti.