Komuna e Prishtinës ka rikujtuar se është i ndaluar rreptësishtë qarkullimi i trotineteve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike.
Kështu është bërë e ditur të shtunën përmes një njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të komunës në Facebook.
Pas Prishtinës e Mitrovicës edhe Peja ndalon qarkullimin e trotineteve nëpër sheshet e qytetit.
“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësishtë qarkullimi i trotineteve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, kanë thënë nga komuna.
Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e trotineteve, biçikletave dhe të gjitha mjeteve me veprim motorik ose elektrik në sheshet e kryeqytetit. Po ashtu është ndaluar lëvizja edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.
Vendim të njëjtë një muaj më vonë e kishte marrë edhe Komuna e Mitrovicës e më pas edhe ajo e Pejës.