4.2 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Komuna e Prishtinës: Puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë- Podujevë nuk menaxhohet nga ne

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës përmes një reagimi publik, ka sqaruar se puseta ku është raportuar se sot ka nderuar jetë personi që kishte rënë para disa ditësh, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Reagimi i plotë:

Më datën 09 gusht 2024, një i moshuar ka rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë. Si pasojë, personi në fjalë ka ndërruar jetë me 19 gusht. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria.

Janë për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë t’a politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit