Financave ende nuk i ka bartur mjetet financiare, dhe në këtë mënyrë ende nuk është bërë alokimi i pagave për transportuesit publikë dhe ata privatë.
Në momentin që do të mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, institucioni tha se do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës”.
“Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.






