14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Komuna e Prishtinës me njoftim, sërish provohet “eksperimenti” i unazës

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga dita e premte deri të dielën, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Në njoftim shtohet se, në disa nga rrugës që Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale janë:  Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë,  Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Dolli”

Ndërsa, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

Të bashkëlidhur gjeni edhe situacionin e rrugës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit