Komuna e Prishtinës ka filluar aksionin për largimin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
Ekipet e kompanisë “Pastrimi” tashmë kanë filluar largimin e tabelave të ekspozitës që ishin vendosur në shesh.
Ky veprim vjen pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit.
Këtë vendim Rana e kishte marrë pas reagimeve të shumta ndaj kësaj ekspozite, të cilat pretendonin se të dhënat e ekspozitës nuk ishin të sakta.
Kjo ekspozita është hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës.






