Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Këshillin Grevist të Ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës.
Të dy palët do të bëjnë një deklaratë të përbashkët në ora 16:30 para objektit të komunës.
“Ju njoftojmë se është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të Ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës së punëtorëve para objektit të Komunës. Ftoheni të merrni pjesë në deklaratën e përbashkët për media të Komunës dhe Këshillit Grevist, e cila do të mbahet sot, në orën 16:30 para objektit të Komunës.”