Arkitekti Visar Geci bashkë me Blend Zymin kishin nisur një projekt për ndërtimin e disa vilave në zonën e Batllavës. Projekti do të mbante emrin “Kasolla 34”.
Fillimisht leja mjedisore nga Ministria e Infrastrukturës ishte dhënë. Megjithatë, situata ka ndryshuar ditëve të fundit. Geci e Zymi që njihen për përkrahjen publike të Vetëvendosjes, janë përplasur me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi e drejtorin e Urbanizimit, Leutrim Krasniqi.
Rreth kësaj ka reaguar Komuna e Podujevës të cilët kanë thënë se Gashi dhe Zymi janë duke bërë kërcënime, ofendime dhe denigrimi publik ndaj kryetarit Bulliqi dhe drejtorit Krasniqi.
“Kërcënimet, ofendimet dhe denigrimi publik i njëpasnjëshëm nga ana e V.G dhe B.Z ndaj kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorit të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasniqi, duke shantazhuar e fyer me qëllim të realizimit të kërkesës së tyre për ndërtimin e villave në Barainë janë të papranueshme.” – thuhet në reagimin e komunës.