-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Komuna e Podujevës dhe “Jetimat e Ballkanit” ndërtojnë pesë shtëpi për familjet skamnore

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të itur se me humanistin Halil Kastrati sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e pesë shtëpive për familje skamnore në Podujevë.

Bulliqi tha se tashmë është bërë edhe përzgjedhja e familjeve që do t’iu ndërtohen shtëpitë e reja, ku sipas tij, njëra nga këto familje i përket komunitetit ashkali.

“Në këtë marrëveshje të bashkëpunimit, Komuna participon me nga 10 mijë euro, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” me nga 20 mijë euro”.

“Krahas vizitave tek familjet përfituese e vizituam edhe Qendrën Rezidenciale e cila po ndërtohet me cilësi të lartë dhe sipas planit dinamik”, shkroi Bulliqi.

Ai e falënderoi Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë donatorët për kontributin që e kanë dhënë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit