Media lokale “Mitropol” ka raportuar për një incident të ndodhur në Komunën e Mitrovicës, lidhur me largimin e disa billbordeve në hapësira publike.
Sipas këtij mediumi, komuna e udhëhequr nga Faton Peci ka marrë vendim për largimin e billbordeve ku janë të paraqitur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.
Raportohet se gjatë tentativës për largimin e njërit prej billbordeve, disa qytetarë kanë ndërhyrë duke kundërshtuar këtë veprim.
Në vendngjarje ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.
Ende nuk dihet nëse komuna do të vazhdojë me largimin e billbordeve.









