6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Komuna e Mitrovicës mbyll një biznes

- Advertisement -

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës, ka mbyllur për një kohë të përkohshme një subjekt afarist në rrugën e Ulqinit.

Sipas njoftimit të komunës,gjatë këtij inspektimi, është konstatuar se biznesi nuk disponon certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe lejen mjedisore, duke shkelur rregulloret ligjore. Ky inspektim siç bëhet e ditur ka ndodh pas kërkesave të shumta nga qytetarët.

“Gjatë këtij hulumtimi, u konstatua se subjekti afarist nuk disponon certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe lejen mjedisore, duke shkelur rregulloret ligjore. Përveç kësaj, aktiviteti i këtij subjekti ka paraqitur një rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e mbeturinave të hekurta. Vendosja e shiritave për mbyllje të përkohshme është bërë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Ky rast thekson rëndësinë e respektimit të rregulloreve dhe lejeve për biznese të ndryshme, si dhe përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit dhe komunitetit ku operojnë” , thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit