Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka shpërndarë çelësat e banesave për 10 familje me gjendje të vështirë ekonomike
“Kryetari Ahmeti gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave për familjet e përzgjedhura ndër të tjera ai ka theksuar se për ne është e rëndësisë së veçantë zgjidhja e çështjes së banimit për familje në nevojë e sidomos sot që në prag të festës së Kurban Bajramit ta bëjmë shpërndarjen e këtyre banesave. Kryetari Ahmeti, ju urojë familjeve përfituese t’i gëzojnë banesat me shëndet për familjet e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.
Më tej në njoftim thuhet se “përfituesit e këtyre banesave u shprehen të lumtur dhe falënderuan kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Lipjanit”.