Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

- Advertisement -

Kryetari i Komuna e Istogut, Ilir Ferati, dhe koordinatori nacional i Preda Plusë Kosovë, Petrit Bllaca, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e një projekti që synon fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që i përfaqësojnë ata.

Sipas njoftimit, projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Komuna e Istogut.

Ndërsa zbatohet nga organizata Preda Plusë Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet krijimi i mundësive më të mëdha për përfshirje, përfaqësim dhe mbështetje të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe institucionale në Istog.

Të ngjashme

Të fundit