Home Lajme Komuna e Drenasit reagon ndaj deklarimit të deputetit Halil Thaçi në seancën e djeshme

Komuna e Drenasit reagon ndaj deklarimit të deputetit Halil Thaçi në seancën e djeshme

0
Komuna e Drenasit reagon ndaj deklarimit të deputetit Halil Thaçi në seancën e djeshme

Komuna e Drenasit nuk ka bërë asnjë shkelje me grantin komunal të performancës. Komuna e Drenasit është kampion i performancës për 2021, presim të jemi kështu edhe për vitin 2022.

Ia kemi marrë dorën qeverisjes së mirë, demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, prandaj e kemi performancën më të mirë komunale në nivel vendi.

Ky reagim bëhet ndaj konstatimeve të pasakta të deputetit Halil Thaçi, në Seancën e 104-të të Parlamentit të Kosovës.

Të gjeturat nga Raporti i Auditimit të grantit të performancës, janë shtrembëruar nga deputeti Thaçi dhe nuk qëndrojnë.

Projekti i cekur nga deputeti quhet “Rehabilitimi dhe rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Drenasit”, nënkupton se nuk dihej vendi ku do të bëhej rehabilitimi dhe rikonstruksioni, prandaj as nuk ishte vendi i përcaktuar, as nuk kishte projekt. Tabela për vend punishte, nuk ka mundur të vendoset paraprakisht për shkak të natyrës së kontratës – nuk dihej ku do të ndodhte defekti, apo ku ndodhë avaria që të bëhej rehabilitimi apo ku do të bëhej rikonstruksioni (projekti nuk thotë në qytetin e Drenasit, por: “…në komunën e Drenasit” – përfshin tërë territorin e komunës ku ka nevojë rehabilitim dhe rikonstruksion).

Asnjëra vërejtje e deputetit nuk qëndron. Pra, vendosja e tabelës në vendpunishte dhe projekti paraprak, janë plotësisht të pamundura.

Z. Thaçi do të ishte mirë ta lexonte faqen 19, ku shkruan: Projekti “Rehabilitimi dhe Rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Drenasit” me vlerë 388,053 euro është ndarë në tre Lot-e homogjene, ndarje e cila është në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”.

Në faqen 31, shkruan: “Pas këtij investimi të gjithë banorëve ju është ofruar mundësia që të lidhen në rrjetin e kanalizimit”.

Ndërsa në faqen 31, Raporti i Auditimit thotë: “Nga përgjigjet e të anketuarve rezulton se projektet e investuara kanë qenë kërkesë e banorëve të fshatrave (rreth 80%), 86% e banorëve janë shumë të kënaqur me investimet në këto projekte ndërsa 14% janë mesatarisht…Të gjithë banorët kanë arritur ti shfrytëzojnë projektet, prej tyre 90% janë shumë të kënaqur, dhe e kanë pranuar se kanë përmirësuar përditshmërinë e tyre”.

Prandaj, në faqen 33, shkruan: “Komuna e Drenasit ka pranuar mirënjohje nga grupet e margjinalizuara”, por as këtë nuk e ka lexuar deputeti Thaçi.

Supozimet për shkelje, të cilat i kemi kundërshtuar dhe deponuar ndaj draftraportit të parë, nuk janë përfshirë në Raportin final, ku sqarohet ndarja dhe dallimi në lot-e i projektit dhe kushtet e tenderit ku bëhej vlerësimi joreal për ekonomizimin e mjeteve.

Pra, asnjëra vërejtje që potencon deputeti Thaçi, nuk qëndron dhe konsiderojmë se për shkaqe politike është vënë në lajthitje.

Komuna e Drenasit, do të vijoj të jetë kampione e performancës së mirë, për shkak të qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe ofrimit të shërbimeve, me transparencë e llogaridhënie.

Me nderime,
Zyra e Komunikimit, Komuna e Drenasit

Exit mobile version