Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka nënshkruar Marrëveshjen për implementimin e projekteve të përfituara nga granti i performancës komunale për vitin 2024.
Është kjo hera e gjashtë që Komuna e Drenasit shpallet kampion dhe marrim buxhet shtesë për performancën e shkëlqyer, gjashtë herë të parët me qeverisjen më të mirë, transparente dhe llogaridhënëse, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në rrjetin social:
Sot, nënshkruam me Ministrin e Administrimit të Pushtetit lokal, z. Elbert Krasniqi, Marrëveshjen për implementimin e projekteve të përfituara nga granti i performancës Komunale për vitin 2023.
Buxheti i komunës së Drenasit, do të shtohet për 1,263,557.36 euro, të cilat do të përdoren për projektet kapitale, në dobi të qytetarëve kampionë të komunës kampion.
Është kjo hera e gjashtë që Komuna e Drenasit shpallet kampion dhe marrim buxhet shtesë për performancën e shkëlqyer, gjashtë herë të parët me qeverisjen më të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.
Falënderoj donatorët, Agjencinë e Zvicrës për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), Abasadën e Suedisë, Fondet e Bashkimit Evropian dhe MAPL-në, ministrin Krasniqi, njëherësh, falënderoj qytetarët për bashkëpunim, zyrtarët komunalë dhe shefin e Ekipit të performancës, Afrim Prokshin.
I lumtur që puna jonë vlerësohet dhe qytetarët tanë përfitojnë. Urime e përgëzime qytetarë të komunës së Drenasit vendi i parë dhe performanca e shkëlqyer. Vazhdojmë!
https://www.facebook.com/share/p/1JHoD59erX/?mibextid=wwXIfr