0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Komuna arsyetohet se E-kiosqet nuk po punojnë për shkak të një problemi teknik

- Advertisement -

Ka muaj të tërë që në Prishtinë nuk po funksionojnë E-kiosqet. Komuna e Prishtinës ka njoftuar tek të martën se për shkak të një problemi teknik nuk po funksionojnë këto E-kiosqe.

Në njoftimin dërguar mediave, Komuna e Prishtinës ka thënë se me këtë problem nuk po përballet vetëm ajo, por të gjitha në nivel vendi, për shkak të ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Po ashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës. Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit