Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj PDK-së është i çuditshëm, pasi kritikuan kompromisin e Albin Kurtin për Ligjin për të Huaj.
Ramadani beson se kjo do ketë pasoja në formulimin e politikave të PDK-së.
“Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm dhe nuk besoj që është pa ndonjë pasojë në formulimin e politikave të juaja”.
Po ashtu, Ramadani tha se pasi Kurti e ka shfrytëzuar ndjenjën e patriotizmit në masë, tash është kthyer që të jetë “djalë i mirë” para ndërkombëtarëve. /Gazeta Express






