27 vjeçari Lucas Hernandez me sukses i ka kryer edhe testet mjekësore te tashmë klubi i tij i ri Paris Saint Germain.
Kampionët e Francës janë përforcuar me francezin 27 vjecarë që erdhi nga Bajern Munich për një shumë që mendohet se sillet rreth 45 milionë euro.
Hernandez në klubin gjerman ishte nga viti 2019-të, kur ishte transferuar nga Atletico Madrid.
Ai luan si qendërmbrojtës, ndërsa mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Me Bajernin ka fituar: 4 Bundesliga, 1 Kupë të Gjermanisë, 2 Superkupa të Gjermanisë, 1 Ligë të Kampionëve, një Superkupë të UEFA-së dhe 1 Kupë të Botës për klube.