-6 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të play-offit

- Advertisement -

Pas tetë xhirove të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të mërkurën, janë kompletuar fazat e top 8 dhe të Play-Offit, me befasi të mëdha.

Arsenali mbeti ekipi i vetëm me të gjitha fitore pas tetë ndeshjeve, dhe me 24 pikë mbyll fazën e ligës në vendin e parë.

Në vendin e dytë është Bayerni me 21 pikë dhe vetëm një disfatë.

Liverpooli përfundoi i treti, para londinezëve të Tottenhamit në vendin e katërt.

Barcelona ishte e pesta para Chelseat në vendin e gjashtë derisa befasia e këndshme ishte Sportingu që hyri në Top 8-she nga pozita e shtatë.

Tetë ekipet më të mira i mbyll Manchester City, me 16 pikë, duke lënë jashtë kësaj faze Real Madridin.

Në Play-Off do të luaj edhe fituesi i edivionit të kaluar PSG, që përfundoi në vendin e 11-të, derisa nga ekipet e njohura në këtë fazë do të luajnë edhe Juventus, Inter, Atl. Madrid e Borussia Dortmund.

Skuadrat që dëshpëruan duke mos arritur plasimin në mesin e 24 skuadrave ishin, Napoli, Ajax, Marseille, PSV, Frankfurt e Vaillarreal.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve pas xhiros së tetë:

AJAX – OLIMPIAKOS 1-2

ARSENAL-KAIRAT ALMATI 3-2

ATHLETIC BILBAO-SPORTING 2-3

ATLETICO MADRID-BODO/GLIMT 1-2

BAYER LEVERKUSEN-VILLARREAL 4-1

CLUB BRUGGE – O. MARSEILLE 3-0

E. FRANKFURT-TOTTENHAM 0-2

LIVERPOOL-QARABAG 6-0

MANCHESTER CITY-GALATASARAY 2-0

NAPOLI-CHELSEA 2-3

PAFOS-SLAVIA PRAGË 4-1

PSG-NEWCASTLE UNITED 1-1

PSV-BAYERN MUNICH 1-2

ROJAL UNION SG-ATALANTA 1-0

BARCELONA – COPENHAGEN 4-1

BENFICA – REAL MADRID 4-2

BORUSSIA DORTMUND-INTER 0-2

MONACO-JUVENTUS 0-0

Të ngjashme

Të fundit