Nënkalimi afër stacionit policor në Ferizaj është kompletuar të premten dhe është hapur në një ceremoni të veçantë.
Një vit më parë ishte hapur pjesa e parë e nënkalimit që nis te salla e sporteve “Bill Clinton” dhe që vazhdon drejt qendrës së qytetit te Shtëpia e Kulturës, ndërkaq të premten është hapur edhe pjesa e dytë që lidhet me rrugën te stacioni policor.
Ky është nënkalimi i dytë i Ferizajt pas të parit të hapur dy vjet më parë.