0.5 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

“Komplet gabim”- Berat Buzhala kërkon falje për sulmin fizik ndaj Albatros Rexhajt

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas incidentit në emisionin “Opinion”,  ku sulmoi fizikisht Albatros Rexhajn.

Ngjarja ndodhi teksa po diskutohej për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Absolutisht kerkoj falje per sjelljen. Komplet gabim.”, ka shkruar ai.

Buzhala iu sul fizikisht Rexhajt dhe mes tyre pati edhe një përplasje verbale.

Buzhala i tha Rexhajt: Trus qaty, po ta kuptoj që je ardhë me prishë debatin….

Ndërsa, Rexhaj ia ktheu Buzhalës: S’je ti pronar i debatit, po mbylle gojën o burrë…

Më pas, Buzhala u ngrit nga karrigeja e tij për ta goditur Rexhajn, ndërsa u dëgjua edhe një sharje.

Në këtë situatë të tensionuar ndërhyri Blendi Fevziu dhe më pas Buzhala u kthye në vendin e tij.

Të ngjashme

Të fundit