-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kompanisë së Ragip Mustafës, Beni Dona, i anulohet tenderi për ndërtimin e stacionit të policisë në Zubin Potok

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”, ku fituese ishte zgjedhur kompania e multimilionerit Ragip Mustafa. Ky tender siç raportoi Insajderi, i ishte dhënë kompanisë së Mustafës, i cili është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për helmime të ushtarëve dhe cilësinë e ushqimit. Insajderi ju sjell detajet e anulimit të këtij tenderi.

Gazeta javë më parë ka raportuar lidhur me tenderin 1.1 milionë euro, që Policia e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “Olti Trasing” Sh.P.K, e cila është në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në. Madje Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për Helmime të ushtarëve, cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Ky tender i nënshkruar nga Policia e Kosovës me 4 tetor kishte për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

Kompanitë fituese u zgjedhën “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit