Kompania turke, e cila është kontraktuar nga ekipi i Barcelonës për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit, ka nisur punën për ngritjen e vinçave për të vënë në zbatim një nga projektet më mahnitëse në botën e futbollit.
Gjiganti i “La Ligës”, Barcelona ka arritur marrëveshje me firmën e Nihat Özdemir, ish-presidentit të TFF-së, për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”. Vinçat do të fillojnë punën në qershor, ndërsa kostoja e projektit është 900 milionë euro.
Gjiganti katalanas dëshiron që stadiumi të rinovohet për 125-vjetorin e tij, ndërsa pritet që impianti i ri të jetë gati për dy vite.
Për shkak të rinovimit që do të nisë më 1 qershor, gjiganti katalanas do t’i luajë ndeshjet në shtëpi në sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik me kapacitet 50 mijë vende, në rajonin Montjuic të Barcelonës.