Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë ndërprerë furnizimi me ujë si shkak i nivelit të lartë të turbulleshmërisë në kanalin e Ibër-Lepencit. Në njoftim nga kjo kompani thonë se furnizimi është ndërpre përkohësisht dhe janë duke u ndërmarra masa për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijes.
NJOFTIM
për ndërprerje të furnizimit me ujë
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës dhe ngritjes së nivelit të lartë të turbulleshmërisë në kanalin e Ibër-Lepencit, jemi detyruar të ndërprejmë përkohësisht furnizimin me ujë.
Kjo masë po ndërmerret për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijes, në përputhje me standardet teknike dhe shëndetësore në fuqi.
Ekipet tona teknike janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbulleshmërisë dhe krijimit të kushteve të sigurta për distribuim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
KRU “Mitrovica” Sh.A.






