3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Kompania që bëri logon e 17 vjetorit të pavarësisë del me sqarim

- Advertisement -

Dizajni i logos që do të përdoret për festimin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka nxitur reagime në rrjet. Nga shumë kush duke interpretuar dy trekëndëshat si dy “V”-ja e duke e ndërlidhur logon me partinë që drejton Kurti.

Kompania që ka bërë logon “Red Mill”, ka dal me një sqarim rreth kuptimit.

Kompania shkruan se në dy trekëndësha është paraqitur dy herë numri 17, meqë është 17 vjetori i pavarësisë dhe data e pavarësisë 17 shkurti, gjë që nuk përsëritet më.

Ngjyrën ari të përdorur shkruajnë se simbolizon suksesin, ndërkohë e bardha unitetin.

“Por shikoni më nga afër, dhe format zbulojnë më shumë. Ato ngrihen si krahë, gati për fluturim, duke mishëruar një vend që gjithmonë synon përpara. Ngjyra e artë pëshpërit triumf, një rrugëtim të shtruar me sukses. E bardha, ngjyra e unitetit, na kujton se së bashku, ne ngrihemi. Çdo vijë është një hap drejt së ardhmes. Çdo kënd, një simbol i progresit. Dhe ashtu si shqiponja që fluturon lart mbi ne, Kosova është gati—për lartësi të reja, horizonte të reja dhe një të ardhme pa kufij. Përqafoni Vizionin. Mirësevini në kapitullin e ardhshëm”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit