1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kompania mirëmbajtëse flet sesi uebfaqja e KQZ-së pati probleme por nuk përmend si u shtrembëruan rezultatet

- Advertisement -

CACTTUS ka lëshuar një deklaratë për të informuar opinionin publik në lidhje me problemet e hasura me performancën e aplikacionit softuerik të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Megjithatë, kompania nuk ka përmendur shtrembërimin e rezultateve të zgjedhjeve, e cila ndryshoi edhe rrjedhën performancës.

”CACTTUS sh.a. dëshiron të informojë opinionin dhe adresojë shqetësimet e opinionit në lidhje me performancën e sistemit të menaxhimit të votimit të kontraktuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dizajnuar dhe zhvilluar nga CACTTUS sh.a. për Komisionin Zgjedhor të Kosovës (KQZ) gjatë zgjedhjeve të fundit.

Jemi të vetëdijshëm se webfaqja e KQZ-së pati probleme me performancën në orët e mbrëmjes të ditës së zgjedhjeve (09 Shkurt 2025) gjatë kulmit të trafikut, duke rezultuar në vonesa në paraqitjen e të dhënave në faqen e internetit të zgjedhjeve. E kuptojmë rëndësinë e këtij sistemi dhe besimin e publikut në të për rezultate zgjedhore të shpejta dhe të sakta.

CACTTUS sh.a. ka nënshkruar kontratën bazë me OSBE me 31 Gusht 2022 për “Zhvillimin e Aplikacionit Softuerik për Qendrën e Numërimit dhe rezultateve në KQZ”. Me Anex kontratë, gjithmonë sipas kërkesave të KQZ-së, janë janë ri-organizuar modulet dhe funksionalitetet të cilat janë testuar në prani të autoritetit kontraktues, përfituesit dhe publikut. Simulimi dhe testimi i plotë i aplikacionit softuerik dhe procesit është mbajtur me sukses me 22-23 Gusht 2024 në sallën 1 Tetori, ku OSBE-ja zyrtarisht ia ka dorëzuar aplikacionin softuerik KQZ-së. Aplikacioni, sipas rregulloreve në fuqi, është hostuar në infrastrukturën e Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit (ASHI) të Kosovës. Gjatë muajve të Dhjetorit 2024 dhe Janar 2025 janë mbajtur trajnimet e personelit për modulin K-vote. Këto trajnime kanë vazhduar edhe gjatë muajit shkurt si dhe me datë 6,7 dhe 8 shkurt”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit