11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kompania ‘Meka’ vizitohet nga tre deputetët të Kuvendit, vlerësohen kushtet që ofron kjo kompani për punëtorët e saj

- Advertisement -

Kompania lidere në Kosovë, “Meka Hallall Food” është vizituar të premten nga tre deputetë të Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, Gramos Agusholli dhe Visar Koronica.

Ata janë pritur në takim pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj.

Deputeti Rrahmani në Facebook është shprehur i kënaqur me punën dhe kushtet që ofron Kompaina “Meka” për punëtorët e saj.

Postimi i plotë:

Paga dhe kushte pune të dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat!

Si deputet në mandatin e kaluar pata filluar një iniciativë, ku bashkë me bizneset private jemi angazhuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjes së pagës minimale në mënyre vullnetare në 350 euro. Për shkak të pandemisë, ky aktivitet është pezulluar deri sot për të mos u bërë e pa përballueshme për bizneset në kohen e pandemisë.

Sot bashkë me deputetet Visar Korenica dhe Gramos Agusholli si dhe asambleistin në Kuvendin Komunal të Prizrenit Ilir Gashi, filluam me promovim dhe mbështetjen për biznese, siç është MEKA HALLALL FOOD, kompani e cila është shembull për trajtimin e punëtorëve në sektorin privat.

Punëtorët në MEKA HALLALL FOOD kanë 8 orë punë (7 orë punë 1 pushim), 2 shujta ditore (mëngjesin me produkte Meka, drekën me ndonjë gjellë, sipas preferencës).

5 ditë pune gjatë javës, 20 ditë pushim vjetor, 2 rroga shtesë (13-tën dhe 14-tën)

Sigurimin shëndetësor.

Pagë minimale BRUTO 442.56 Euro.

Paga mesatare BRUTO mbi 700 Euro

Ne besojmë që bizneset private tashmë do të fillojnë që të ngritin pagën minimale, të respektojnë të drejtat e tyre, kjo do të ishte shumë më e dobishme e produktive për punëtorët, bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit