Kosova dhe Serbia janë dakorduar në Bruksel që të funksionalizojnë Komisionin e Përbashkët për Personat e Pagjetur nga lufta në Kosovë, pas një diskutimi të gjatë ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve.
Megjithatë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me çështjen e të zhdukurve shprehin skepticizëm të thellë se Serbia do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura, duke e akuzuar për zvarritje dhe instrumentalizim politik të kësaj çështjeje humane.






