21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Komisioni Evropian “qorton” Kosovën për dinarin serb: Vendimi u mor pa konsultim

- Advertisement -

Komisioni Evropian ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si valutë e vetme për pagesë nga data 1 shkurt.

Zëdhënësi kryesor i KE-së Eric Mamer në një konferencë për media bëri thirrje që të sigurohet një periudhë tranzicioni.

“Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak. Duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera në mbarë Kosovën. Komisioni është veçanërisht i shqetësuar për ndikimin në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment. Komisioni mbështet deklaratën e lëshuar dje nga Përfaqësuesi i Lartë përmes zëdhënësit të tij, dhe gjithashtu merr parasysh vendimin e Bankës Qendrore për lejimin e periudhës së tranzicionit. Komisioni i bën thirrje Kosovës që të sigurojë që kjo periudhë tranzicioni të jetë mjaft e gjatë, për të gjetur një zgjidhje të negociuar brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Mamer.

Ai theksoi se Banka Qendrore e Kosovës është dashur të ketë një konsultim paraprak para se të vinte në fuqi rregulloren për përdorimin e euros si valutë të vetme në Kosovë.

“Pra, ajo që po themi është se ne ditët e fundit ia kemi përcjellë Kosovës shumë qartë se ishte e qartë që në fillim se rregullorja që do të miratonte Banka Qendrore do të ndikonte në këtë mbështetje financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia dhe se për rrjedhojë, do të ishte absolutisht e përshtatshme të sigurohet që çështje të tilla të diskutohen në dialog përpara se të shpallen, në mënyrë që të gjenden zgjidhje praktike në mënyrë që njerëzit dhe institucionet të përshtaten. Ky është thelbi i asaj që po themi sot”, tha Mamer.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit