Sot autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike.
Në mesin e të arrestuare janë edhe dy shtetas të Kosovës, njëri prej të cilëve është asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Në lidhje me arrestimin e Besnik Mujecit, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje urgjente.
Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.