23.5 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Komisionerja e BE-së: Jo të gjitha shtetet anëtare janë pro heqjes së masave ndaj Kosovës

- Advertisement -

Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e Bashkimin Evropian dhe jo të gjitha shtetet anëtare janë pro heqjes së tyre, ka bërë të ditur Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Me gjithë kërkesat e liderëve të Kosovës për heqjen e këtyre masave, Kos theksoi se ende është në diskutim kjo çështje dhe nëse shtete anëtare janë pro heqjes, BE do ta bëjë.

“Ne ende nuk e dimë. Jemi e duke diskutuar këtë. Nëse shtetet anëtare do të jenë për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Por, për momentin, jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e masave”, u shpreh ajo për Radio Evropa e Lirë.

Kosova ndodhet nën sanksione për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës më 2023. BE vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Të ngjashme

Të fundit