7.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Komisioneri i BE-së: Brukseli po shqyrton kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Në takimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Komisionin Evropian, ndër të tjerash është diskutuar edhe për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri i BE-së për Zgjërim, Oliver Varhelyi.

Sipas tij, BE qëndron pranë Ukrainës dhe është duke punuar për të nxjerrë në përgjigje mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim


“BE vazhdon të qëndrojë pranë #Ukrainës dhe popullit të saj, duke ofruar ndihmë. Dhe ne filluam të punojmë për të dhënë një opinion mbi bazën e aplikimit për anëtarësim për Ukrainën. Ne do të punojmë sa më shpejt që të mundemi” ka shkruar Varhelyi në Twitter..

At #EU Foreign Ministers meeting #FAC for @EU_Commission today: #EU continues to stand by #Ukraine & its people, delivering assistance. And we started working on delivering an opinion on the basis of the application for membership for #Ukraine. We will work as fast as we can. pic.twitter.com/XnoRkHkurq

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 21, 2022

Ukraina aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas invazionit të ushtrisë ruse.

Në samitin e BE-së u vendos që kjo çështje t’i referohej Komisionit Evropian për vlerësim. Ata duhet të vlerësojnë gatishmërinë e Ukrainës dhe të bëjnë rekomandime për statusin e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit