Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos shfrytëzojnë fëmijët në fushatë zgjedhore e prindërve të mos i politizojnë.
Sipas këtij koalicioni organizatash, informacionet dhe raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit kanë treguar se në disa raste, partitë politike po përdorin dhe përfshijnë fëmijë për të promovuar subjektet politike.