Ekonomisti Kushtrim Ajvazi ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Komerciale, e cila e rikonfirmoi se procesi i detyrimit të bizneseve për të dalë në tregun e lirë të energjisë është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Përmes një postimi në Facebook, Ajvazi thekson se edhe në këtë rast – pas kthimit për plotësim nga shkalla e dytë e gjykatës – vendimi përfundimtar ka nxjerrë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme.
“Vendimi i radhës nga Gjykata e konfirmon qartë: procesi i daljes në treg të lirë ka qenë i JASHTËLIGJSHËM!
Edhe ky rast, pas kthimit në plotësim nga shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale, ka rezultuar me të njëjtin përfundim – ZRRE ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke detyruar bizneset të dalin në treg të lirë!
ℹ️ Subjekti në fjalë plotëson të dy kriteret ligjore:
🔹 Qarkullimi mbi 10 milion €
🔹 Mbi 50 punëtorë të punësuar
Mjaft më me këtë dëm të madh për industrinë prodhuese dhe për vendet e punës!
Institucionet përgjegjëse duhet URGJENTISHT të ndalojnë këtë proces të paligjshëm dhe të mbrojnë ekonominë e vendit nga falimentimi i bizneseve prodhuese.”