6.9 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Komentoi vizitën e Thaçit, Zyba i VV-së thumbohet nga komentuesit: Pse po frikësoheni nga lirimit i Thaçit?

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Sali Zyba, është zyrtari i vetëm i pushtetit, i cili në mënyrë indirekte, ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi tek babai i tij i sëmurë në QKUK.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai nuk u pajtua me kritikat e PDK-së ndaj Gjykatës Speciale.

“Ata që dikur i duartrokiten krijimit të Speciales në Kuvend, vajtojnë burgosjen sot si pasojë në Hagë”, ka shkruar Zyba.

Një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Shumica dërrmuese e komenteve në statusin e tij janë kritike ndaj VV-së.

Komentuesit ia kanë rikujtuar Zybës se partia në pushtet nuk ka bërë asgjë në raport me Gjykatën Speciale.

Një qytetar me emrin Naser Abazi i ka thënë Zybës se VV-ja po frikësohet nga lirimi i Thaçit.

“Pse po i frigoheni kaq shumè lirimit tè Hashimit ju VV-ja shoku Salih?”, ka shkruar ai.

Kurse, Naim N Ramizi, ia ka rikujtuar Zybës se i rri gatitur Dejona Mihalit.

“Sa i mjere, nje ushtare qe i rri gaditu Dejona Mihailit”, ka shkruar Ramizi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit